KNK kundër SBASHK-ut: Greva dëmton më së shumti nxënësit, përfshirë uljen e dëshirës për të mësuar

Këshilli i Nxënësve të Kosovës, ka dalë kundër grevës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Përmes një komunikate, KNK konsideron që pakënaqësitë e mësimdhënësve do të duhej të adresoheshin përmes metodave të tjera që nuk e pengojnë procesin e rregullt mësimorë.

Po ashtu nga KNK vlerësohet se greva si mjet i përdorur për të arritur qëllimin, dëmton më së shumti nxënësit, duke bërë që të ulët dëshira dhe vullneti për të mësuar.

Më tutje, KNK ka rekomanduar MASHTI-n, Drejtoritë Komunale dhe SBASHK-un, që të ndërprejnë grevën.