KMDLNj: Xhafer Tahirit po i shkelen të drejtat e njeriut përmes linçimit publik

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) po thotë se kryetarit të Komunës së Vushtrris, Xhafer Tahirit, po i shkelen të drejtat përmes linçimit publik. Ky reagim vjen pasi vëllai i Tahirit po akuzohet për marrje të ryshfetit. KMDLNj thotë se fakti se vëllai i Tahirit është arrestuar dhe dyshohet pët vepër penale, nuk e bën të dyshuar kryetarin e komunës

Në një komunikatë për media, KMDLNj thotë se nuk e paragjykon fajësinë apo pafajësinë e të dyshuarve të arrestuar, por, sipas tyre nuk duhet që këtij rasti t’i jepet konotacion tjetër.

“Të arrestuarit për vepër penale të ushtrimit të ndikimit janë persona të moshës madhore ndaj të cilëve nuk kërkohet masa e kujdestarisë prandaj , deri më tani, vetëm ata janë të dyshuar dhe nuk lejohet që , përmes interferimit të personave tjerë e që nuk janë të kriminalizuar sepse , jo që nuk ka prova por as dyshime të bazuara t’i ipet këtij rasti një konotacion tjetër, përkatësisht një pretekst politik të një konteksti të mundshëm kriminal. Fakti se të arrestuarit për vepër penale janë pjesë e familjes së kryetarit aktual të Vushtrrisë , Xhafer Tahiri , nuk e bënë me automatizëm të dyshuar kryetarin e komunës prandaj është i palejueshëm raportimi ku në plan të parë nuk theksohen të arrestuarit por kryetari i komunës e që del të jetë më i dyshuar se vet të arrestuarit”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj thotë se ndaj kryetari Tahiri nuk është ngritur asnjë dyshim për përfshirje në këtë vepër penale.

“Në rastin konkret , KMDLNj vlerëson se kryetarit të Vushtrrisë , z . Xhafer Tahiri i shkelen të drejtat e njeriut , i cenohet personaliteti , dinjiteti dhe autoriteti , pa e provuar me asnjë fakt implikimin e tij në këtë vepër penale andaj , çdo paragjykim i rastit është ndërhyrje në punën e hetuesisë dhe përpjekje për ushtrim ndikimi në gjyqësorë”, thekson komunikata.

loading…