KMDLNJ për takimin mes Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit: Të ketë bashkëpunim rajonal, por pasi të sqarohet e kaluara

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas takimit të mbajtur mes tre udhëheqësve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë sot në Shkup.

KMDLNJ thotë se duhet të ketë bashkëpunim rajonal, por fillimisht të sqarohet e kaluara me viktimat e krimeve serbe.

RepublikA e Kosovës nuk ka interes të mbyllet hermetikisht dhe nuk e bënë këtë, por  krahasuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka pësuar shumë në luftën e fundit prandaj e ka të pamundur ta tejkalojë këtë çështje pa u sqaruar e kaluara e që Serbia me kokëfortësi dhe arrogancë po refuzon te ballafaqohet me të kaluaren e saj kriminale, nuk dëshiron ta pranojë përgjegjësinë dhe fajësinë shumë konkrete për krimet e kryera në Kosovë: krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, deri në gjenocid”, thuhet nga KMDLNJ.

Reagimi i plotë:

Sot në Shkup është mbajtur takimi midis Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq, kryetar i Serbisë dhe Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut në përpjekje për ta jetësuar idenë e tyre për “Minishengenin ballkanik” , tash me një emërtim tjetër. Kryeministri i Kosovës , z. Albin Kurti ka refuzuar pjesëmarrjen me arsyetim se përmes ketij mekanizmi po bëhet përpjekja për rikthim dhe ringjallje të një Jugosllavie të re. Që të tre “baballarët” e këtij miniunioni ballkanik kanë deklaruar se : “nuk mund të mbesim peng të se kaluarës dhe se duhet të ndërtojmë të ardhmen e popujve të Ballkanit” e që ky “Minishengen ballkanik” paraqet bërthamën për jetësimin e kësaj ideje…

Shqipëria, Maqedonia e Eriut dhe Serbia për një kohë të gjatë janë përfitues të liberalizimit të vizave madje kanë bërë hapa të mëdhenj drejt avancimit të proceseve integruese në kohën kur Kosovës, krejtësisht padrejtësisht i mohohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut e që konsiderohet si vlerë e shtuar nga BE, liria e lëvizjes e cila është e pamundur për faktin se Kosova është i vetmi vend në Europë që nuk i janë liberlizuar vizat, ndonëse i ka plotësuar të gjitha kriteret teknike por duket se kjo në heshtje po kushtëzohet me arritjen e një marrëveshjeje politike me Serbinë e që nuk po  thuhet publikisht.

Republike e Kosovës nuk ka interes të mbyllet hermetikisht dhe nuk e bënë këtë por ,  krahasuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka pësuar shumë në luftën e fundit prandaj e ka të pamundur ta tejkalojë këtë çështje pa u sqaruar e kaluara e që Serbia me kokëfortësi dhe arrogancë po refuzon te ballafaqohet me të kaluaren e saj kriminale, nuk dëshiron ta pranojë përgjegjësinë dhe fajësinë shumë konkrete për krimet e kryera në Kosovë: krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, deri në gjenocid. Serbia po e zbaton në praktikë ndjenjën e pandëshkueshmërisë për kriminelët e saj dhe po projekton dhe prodhon “kriminelë” në rradhët e shqiptarëve (viktimave) duke mos e pranuar as aktin fillestar simbolik siç është kërkim falja e që është vetëm hap i parë drejt normalizimit të marrëdhenieve me Kosovën. Për më keq në mënyre flagrantë po ndërhynë në punët e brendshmë të një shteti sovran dhe të pavarur duke bërë përpjekje për destabilizim afatgjatë të Kosovës përmes instrumentalizmit të pakicës serbe ne Kosovë.

KMDLNj, viktimat i konsideron si viktima pavarësisht përkatësise etnike e fetare, bindjeve politike, kulturore, dhe statusit në shoqëri. Të njëjtat kritere i konsideron të domosdoshme edhe për ata që kanë urdheruar, nuk kanë penguar apo kanë bërë krime në kundërshtim me të drejten ndërkombëtare humanitare. Me një fjalë, nuk ka të ardhme pa u sqaruar e kaluara, nuk ka të ardhme pa u siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjëgjesi të atyre që u dëshmohet se kanë bërë krime.

Duket se për Shqipërine dhe Maqedonine e Veriu e kaluara është lehtësisht e pranueshme kurse për Kosovën është e pamundur të pranohet në këtë formë dhe përmbajtje.

Madje , nëse Qeveria e Kosovës nuk e përmbush detyrimin kushtetues për sigurimin e drejtësisë për të gjitha viktimave dhe përgjegjësisë për të gjithë kriminelët do të identifikohet si shkelëse e të drejtave të njeriut pë moszbatim të ligjit e që qartazi për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk paraqet fare problem , as ligjorë e as moral. Nga e tëra kjo , Serbia vetëm i fërkon duart duke i larë si Pont Pilati për krimet e bëra në Kosovë dhe hapësirat e ish – Jugosllavisë.