KMDLNJ: E përkrahim kërkesën për anulimin e konkurseve në Universitetin e Prishtinës

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) thonë se i përkrahin të gjitha OJQ-të apo institucionet joqeveritare që kanë kërkuar anulimin e të gjitha konkurseve që janë shpallur gjatë kësaj periudhe.

“KMDLNj kërkon të bëhen hetime në MASHT që ka përgjegjësi për arsimin në Kosovë, nga ai elementar e deri te ai universitar sikur që kërkon që të pamundësohen të gjitha presionet dhe ndërhyrjet politike dhe partiake në Universitetin “Hasan Prishtina”’.

“KMDLNj vlerëson se ka kaluar koha kur në Universitetin e Prishtinës regjistrohen studentë në bazë të listave të përpiluara nga partitë politike, sikur që punësimi në fushën e arsimit nuk duhet të bëhet në bazë të listave të ministrave të ndryshëm apo mujsharëve politikë. Gjithashtu , edhe emërimet në postet udhëheqësve apo kuadrit mësimdhënës , që nga asistenti e deri te profesori universitar , duke shpërfillur kapacitetin profesional, domosdoshmërisht po kalojnë përmes filtrit politik dhe partiak”, thonë nga KMDLNJ.

loading…