Klubi njohur kosovar pranë shuarjes

Klubi i futsallit Mabetex Prishtina është fare pranë shuarjes, raporton ekskluzivisht Gazeta “Enigma”.

Ish-kampionët e vendit tani e disa ditë janë duke u përballur me probleme të mëdha organizative, teksa së fundmi kanë ndodhur disa përplasje jo të vogla.

Drejtuesit e klubit kanë mbyllur të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, teksa futbollistët e kësaj skuadre tashmë kanë filluar të gjejnë ambiente të reja.

Ende nuk dihet fati i klubit dhe i disa prej futbollistëve, por gjendja aktuale është alarmante te ‘bardhekaltërit’.

Kujtojmë që klubi i futsallit “Mabetex Prishtina” ishte ndër klubet më të organizuara në vend.

Gjatë ditëve në vijim pritet të mësohet e ardhmja e klubit, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që klubet të shuhet përfundimisht, ose të marr një drejtim të ri.