Klubi kinez gjen alternativën e Balet
Jiangsu Suning e ka transferuar sulmuesin kroat, Ivan Santini, që nënkupton se këtu merr fund kalimi i mundshëm i Gareth Bale në klubin e Superligës së Kinës.
Gjatë fundjavës, mediat në Britani të Madhe si BBC dhe Sky Sports, raportuan se kalimi i propozuar i Bale në Jiangsu kishte dështuar gjithsesi.
Përfaqësuesit e Bale mbajtën bisedime me klubin kinez për një marrëveshje nga e cila uellsiani do t’i fitonte 1.2 milionë euro në javë, por mësohet se ai nuk do të kalojë në Kinë para se afati kalimtar veror të mbyllet atje të mërkurën.
Tani fakti që Jiangsu e ka blerë Santinin nga Anderlechti dhe mbrojtësin brazilian Miranda nga Interi, nënkupton se klubi i ka pesë lojtarë të huaj të regjistruar në skuadër.
Rregullat në Superligën kineze ua lejojnë klubeve t’i regjistrojnë vetëm katër lojtarë të lindur jashtë vendit, prandaj tani duket edhe më e pamundur që Bale të kalojë në Jiangsu.