Klubi i Prodhuesve masat i sheh si stimulim për prodhuesit vendorë
Prodhuesve vendorë u është kërkuar që ta shfrytëzojnë mundësinë për rritje të kapaciteteve, gjatë kohës kur janë marrë masa ndaj prodhuesve të Serbisë.
Drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, ka kërkuar që prodhuesit të ndihmohen përmes krijimit të një fondi për eksport.
Panxha, po ashtu, ka kërkuar që t’u jepet përparësi prodhuesve vendorë në tenderët e institucioneve.
Ndërsa, Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka treguar se i kanë ndihmuar bizneset duke liruar lëndën e parë nga TVSH-ja, e cila e ka dëmtuar buxhetin me 62 milion euro.
Institucionet kanë thënë se janë të gatshme për rritjen e bashkëpunimit, me qëllim të krijimit të një ambienti biznesor.
Të gjitha këto u thanë në Konventën e realizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, i cili ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimit të produkteve “Made in Kosova”.
Në diskutim ka marrë pjesë Kryeministri, i cili ka thënë se do të krijojnë politika favorizuese për prodhimet vendore.