implementimi

Klubi i Prodhuesve i gatshëm të përkrah Doganën në implementimin e taksës ndaj produkteve serbe

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot ka vizituar Drejtorinë Doganore të Kosovës, ku është takuar me drejtorin e Doganës, Bahri Berisha.

Takimi pati për qëllim që të shikohet nga afër implementimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të ju vihet taksë prej 10%.

Klubi i Prodhueseve e shprehu gatishmërinë për përkrahjen e Doganës për implementimin e kësaj mase tarifore dhe e inkurajojë këtë institucion që vazhdojë me implementimin e mëtutjeshëm të këtij vendimi.