Klubi i Gjilanit së bashku me ‘Skifterat’ ndihmojnë 11 familje me pako ushqimore dhe para

Klubi futbollistik i Gjilanit së bashku me tifozët e ekipit “Skifterat” kanë ndihmuar 11 familje në nevoj me ushqime bazike dhe para.

Ata kanë dhuruar pako ushqimore në vlerë 100 euro, po ashtu i kanë dhuruar produkte të mishit dhe ëmbëlsira, transmeton Indeksonline.

Të gjitha familjeve i janë dhuruar poashtu nga 20 euro para të gatshme.

Postimi i plotë i Ultras “Skifterat”:

Kryesia e Skifterave në shoqërinë e stafit të klubit sot realizoi aktivitetin humanitar për nder të festës së Fitër Bajramit përmes të cilit u shpërndanë pako mbështetëse me ushqime bazike dhe të holla për 11 familje përfituese (Gjilan 4, Viti 1, Velekincë 1, Llashticë 1, Muçibabë 1, Llabjan 1, Livoç 2).

Secila nga familjet përfituese ka pranuar pako me ushqime bazike në vlerë 100€ + pako me produkte të mishit mundësuar nga AJH FOODS + ëmbëlsirë nga Kimi Cake House, dhe 20€ para të gatshme!

Mjetet e tepruara në vlerë 87€ i janë dhuruar mbështetje bacit Zenun Zymberi, plaku i cili jeton i vetëm dhe për të cilin kujdesemi në vazhdimësi.Falemnderojmë të gjithë kontribuesit dhe vullnetarët që mundësuan dhe ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti bamirës.

Urime festa e Fitër Bajramit!

Kryesia e Skifterave në shoqërinë e stafit të klubit sot realizoi aktivitetin humanitar për nder të festës së…

Posted by Ultras Skifterat on Monday, 10 May 2021