Shorti i Champions League që do të zhvillohet ditën e premte në Nyon të Zvicrës (ora 12:00) mund të jetë historik për Anglinë dhe Spanjën sa i përket skuadrave të tyre që i përfaqësojnë këtë sezon në këtë kompeticion.

Deri në këtë moment janë kualifikuar 6 skuadra për në çerekfinale, 3 prej të cilave janë angleze dhe asnjë spanjolle. Barcelona është skuadra e vetme që mund të shpëtojë Spanjën këtë sezon. Katalanasit presin në “Camp Nou” Lyonin pas barazimit 0-0 në Francë, ndërsa në Gjermani Bayern Munich pret Liverpoolin, edhe këta barazuan 0-0 në Angli.

Kujtomë që Real Madrid dhe Atletico u larguan në fazën me eliminim direkt, ndërsa Valencia nuk arriti të kalojë fazën e grupeve. Spanja është përfaqësuar në fazën çerekfinale me një skuadër vetëm në sezonin 2009-2010, dhe nëse Barcelona nuk kualifikohet sot, atëherë do të përsëritet sezoni 2004-2005, ku ekipet spanjolle nuk arritën të kualifikohet për në fazën e 8 më të mirave.

Ndërkohë Tottenham, Manchester United dhe City kanë bërë që deri tani të përsëritet sezoni 2000-2001, asokohe Manchester United, Arsenal dhe Leeds përfaqësonin skuadrat angleze në çerekfinale të Championsit. Nëse Liverpool arrin të kualifikohet sot ndaj Bayern, atëherë do të ishte një rekord për Anglinë, që përfaqësohet me 4 skuadra në këtë fazë.