Fitorja 5-1

Kloppi tregon se ishte afër të qante pas gjestit të Salah në sfidën ndaj Arsenalit

Liverpooli sonte shënoi një fitore bindëse ndaj Arsenalit në Anfield Road, dhe ishte një moment që e ka emocionuar trajnerin gjerman Jurgen Klopp.

Ekipi më në formë në Premier Ligë shënoi fitore prej 5 me 1, në një ndeshje ku shkëlqeu Roberto Firmino.

Kloppi u emocionua kur Mohamed Salah ia dha topin Firminos për ta ekzekutuar penaltinë që kompletojë hat-trickun në këtë përballje.

“Në pjesën e dytë e dinim se ndeshja nuk kishte përfunduar prandaj donim ta kontrollonim. Mo Salah ia dha penaltinë Bobbyt (Firminos), dhe për pak sa nuk qava për shkak se të gjithë e dimë se sa shumë Mo dëshiron të shënojë gola. Ishte diçka vërtet e mirë. Në përgjithësi 5-1 ndaj Arsenalit nuk ndodh shpesh prandaj jam shumë i kënaqur me lojtarët. Më 2018 s’kam për çka të ankohem”, ka thënë Klopp.