Klopp komenton transferimin e Minaminos
Jurgen Klopp ka përshëndetur transferimin e Takumi Minamino si një ‘lojtar të duhur të ekipit’ pasi ylli i Red Bull Salzburg u bë nënshkrimi i tij i parë në afatin kalimtar të janarit.
Japonezi ka nënshkruar një kontratë afatgjatë në Anfield pasi Liverpooli mposhti konkurrencën e Manchester United në firmën e tij duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 7.25 milion funte.
Minamino i bëri përshtypje Kloppit dhe lojtarëve të tij gjatë dy takimeve në Ligën e Kampionëve këtë sezon – dhe gjermani është i sigurt se 24-vjeçari do të dëshmojë se është një shtesë e shkëlqyeshme për skuadrën e tij.
”Ky është një lajm i mrekullueshëm – një nënshkrim i mrekullueshëm. Ne jemi vërtet, vërtet të lumtur për këtë”, tha Klopp për Liverpoolfc.com.
”Përkrahësit tanë kanë pasur rastin ta shohin afër së fundmi, kështu që nuk kam nevojë të flas me zë të lartë për cilësitë e tij pasi ato dihen tashmë”.
”Takumi është një lojtar shumë i shpejtë, shumë i zgjuar, ai gjen hapësirë midis linjave. Ai është i guximshëm me topin por edhe i guximshëm pa top – një lojtar i duhur i ekipit. Ai e bën më të mirën e vetvetes për përfitimin e të tjerëve”, u shpreh ai.