Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur pas humbjes 3-0 ndaj Atalantës, në “Anfield”:
“Në ndeshje u futëm shumë mirë, u vendosëm mirë në fushë, Cody Gakpo fitoi disa situata ballë për ballë, duke i shpëtuar presingut të tyre, më pas nuk shënuam me goditjen kros të Elliott. Që atëherë u bë një ndeshje e keqe, nuk u lidhëm në mënyrën e duhur, nuk pati asgjë pozitive në pjesën e mbetur të lojës. Atalanta e meritoi të fitonte, luftoi për çdo top, ishte kompakte në mbrojtje”.
Për kontributin e publikut: “Anfield është Anfield, kur ka diçka për të pushtuar, por ne nuk dhamë asgjë. Në fillim të ndeshjes bëmë mirë, pastaj erdhën situatat negative njëra pas tjetrës. Tifozët bënë të tyren, ndërsa ne jo. Kjo është e gjitha”.
Në futboll kemi parë shumë përmbysje të paharrueshme: “Tani për tani nuk kam energji të mendoj për ndeshjen e kthimit. Është e qartë se do të shkojmë atje për ta fituar ndeshjen e kthimit. Atalanta di të mbrojë mirë, do të luajë në shtëpi, ndaj do të jetë shumë e vështirë për ne. Le të fillojmë të mendojmë për të dielën në Premier League, më pas do t’i kthejmë sytë nga kthimi me Atalantën”. /Ballkani.info







