Joey Tribbiani i “Friends” është i mirë në komunikimin me vajza, mirëpo trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, insiston se ai është më i mençur sesa karakteri ikonik që ia mësoi fillimisht gjuhën angleze.

Kush e dinte se Joey Tribbiani dhe pjesa tjetër e personazheve të “Friends” shërbenin jo vetëm për të qeshur, por edhe për të mësuar? Jurgen Klopp tani ka zbuluar se ai e mësoi gjuhën angleze duke e shikuar këtë serial, në të cilën bëhet fjalë për një grup shokësh që jetojnë në Nju Jork.

Trajneri që e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar sqaroi se dialogjet e komplikuara në filma ishin shumë më të vështira për t’u kuptuar, ndërsa e kishte pasur më të lehtë të mësojë përmes serialit të famshëm.

“Mësova duke e shikuar “Friends”, sepse gjuha e tyre është e lehtë për t’u kuptuar. Ti tenton të shikosh filma, sepse kjo vjen pas seriealeve, pasi që në filma ata flasim në dialekte dhe fjalët s’janë gjithmonë të shqiptuara mirë”, ka thënë Klopp.

“Seriali më i lehtë në gjuhën angleze për t’u kuptuar për gjermanët është “Friends”. Bisedat e tyre janë të lehta. Ti mund ta kuptosh pothuajse secilën fjalë, kështu që ne e përdorëm këtë mënyrë”.

“Më pëlqejnë vajzat në atë seri më shumë sesa djemtë, por unë nuk do të mund ta luaja një vajzë. Joey? Po… për fat të keq, unë jam më i mençur sesa Joey, mirëpo bisedat e mia me vajzat nuk shkonin kurrë aq mirë sa të tij”.

“Si po kalon? (How you doing? – fjalia që Joey e përdorte për të nisur biseda me vajzat) Natyrisht që nuk është kaq e lehtë në jetën time”.

loading…