Kllokoqi-Rugova: Këtë medalje e ndaj me secilën vajzë, nënë e grua që nuk dorëzohet asnjëherë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave dizajneren Blerina Kllokoqi-Rugova.

Dizajnerja Kllokoqi-Rugova ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për dekoratën.

Ajo ka theksuar se do ta përfaqësoj Kosovën në mënyrën më të denjë me kreacionet e saj në vende të ndryshme të botës në fushën e artit, respektivisht modës.

Ja postimi i plotë i Blerina Kllokoqi-Rugova:

“Në jetë duhet pasur durim, të mirat vijnë pastaj” – thënie e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Dhjetë vite punë, sakrificë familjare e mund, shpërblehen vetëm kur të tjerët vleresojnë punën tënde, pasionin tënd.
Falenderojë Presidentin e Republikës së Kosovës për këtë dekoratë! Ndihem e nderuar dhe me shumë përgjegjësi që të punoj edhe më shumë, që vendim tim t’a përfaqësoj në mënyrën më të denjë me kreacionet e mija në vende të ndryshme të botës në fushën e artit, respektivisht modës.
Këtë medalje e ndaj me secilën vajzë, nanë e grua që nuk dorëzohet asnjëherë para gjitha sfidave që i servon jeta.
Unë, bija jote Kosovë!