Klitschko tregon sesi do të evakuohen qytetarët ukrainas në rast të pushtimit të Rusisë

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se autoritetet e kryeqytetit të Ukrainës miratuan planin e evakuimit në rast të pushtimit rus.

Rusia tashmë ka dislokuar mbi 100 mijë trupa ushtarake në kufirin me shtetin ukrainas ndërsa autoritet amerikane kanë deklaruar se rusët shumë shpejt do ta pushtojnë Ukrainën.

“Shërbimet e qytetit tashmë po punojnë për parandalimin e një situate emergjente të natyrës ushtarake. Kievi është një metropol i madh. Dhe ka një infrastrukturë të gjerë dhe komplekse të funksionimit të qëndrueshëm”, tha Klitschko.

Sipas ish-kampionit të botës në boks, një “plan evakuimi u miratua për Kievin, i cili përcaktoi vendndodhjen e qendrës së evakuimit, numrin e kërkuar të automjeteve dhe rajonet e sigurta për akomodimin e të evakuuarve”, përcjell Telegrafi.

Shqetësimet për përgatitjet e supozuara të Moskës për pushtimin e Ukrainës janë shprehur kohët e fundit gjithnjë e më shumë në Perëndim dhe në Kiev.

Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden gjatë ditës së djeshme iu drejtua bashkatdhetarëve të vetë se duhet të largohen sa më shpejt që është e mundur nga Ukraina.