Vitali Klitschko kryebashkiaku i Kievit e përshkroi kryeqytetin e Ukrainës si të rrethuar dhe për këtë ai kërkoi ndihmën e të gjithëve.

“Ne jemi në prag të një katastrofe humanitare,” tha Klitschko për Associated Press.

Ai vazhdoi duke thënë se për momentin ata kanë ujë, rrymë dhe ngrohje, por duhet që të gjithë ta mbështesin Ukrainën.

“Tani për tani kemi rrymë, ujë dhe ngrohje në shtëpitë tona. Por infrastruktura për dërgimin e ushqimeve dhe ilaçeve u shkatërrua. Prandaj mesazhi për të gjithë është. mbështetni Ukrainën së bashku e jemi të fortë”, tha Klitschko.

Po ashtu, ai shtoi se çdo ukrainas është krenar që është i pavarur dhe se ka shtetin e tij.

“Çdo ukrainas është krenar që është i pavarur, që është ukrainas dhe ne jemi krenarë që kemi shtetin tonë”, shtoi ai, shkruan Guardian.