Në kliniken Infektive në QKUK, aktualisht po trajtohen 28 pacientë me koronavirus.

Nga ky numër, 16 raste janë në gjendje stabile dhe 9 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Klinika Infektive njofton se tri raste janë në gjendje kritike, dy prej tyre në frymëmarrje të asistuar dhe një rast me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Po ashtu bëhet e ditur se sot lirohen 3 raste Covid-19 pozitiv për vetizolim në shtëpi.