Në Kosovë janë regjistruar 16 raste të infektuara nga virusi Covid-19 i cili ka prekur shumë shtete të botës duke detyruar qeveritë të marrin masa rigoroze në parandalimin e koronavirusit të lindur gjatë fundit të vitit 2019 në Kinë.

Qytetarët e Kosovës përgjithësisht po ndjekin udhëzimet e institucioneve shëndetësore për të qëndruar në shtëpi, por numri i të infektuarëve po rritet pasi në Kosovë kanë ardhur mergimtarë nga vendet e prekura nga virusi Covid-19.

Por, Klinika Infektive në QKUK si duket është e papërgaditur për këtë situatë të jashtëzakonshme.
Burime të Ballkani.info brenda Klinikës Infektive kanë thënë që nuk ka fare sasi të alkoolit për trajtim mjekësor. Madje, këto burime thonë që kanë kërkuar nga prodhuesit vendor të alkoolit të i furnizojnë me alkool.

Ballkani.info ka tentuar të flas me zyrtarët përgjegjës në këtë klinikë, por ata kanë qenë të paqasshëm.

Kjo gjendje shqetësuese vjen në një kohë ku pritet rritja e numrit të personave që kërkojnë ndihmë në QKUK për shkak të dyshimeve që janë prekur me koronavirus, duke pritur rezultatin e testeve.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro mjete financiare për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit i cili është shëndruar në problem global dhe shtetet kanë hartuar planet për ta luftuar atë, në anen tjetër në QKUK ka mungesë të alkoolit për trajtim mjekësor. /Ballkani.info/