“Klinika Emergjiente e mbipopulluar me pacientë”

Në takimit e Komitetit Konsultativ për Menaxhimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë, drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, ka thënë se klinika që ai udhëheq është e mbipopulluar me pacientë.

Ai  ka kritikuar institucionet që sipas tij para 3 javëve nuk kanë reaguar, ndërsa tani pas zgjedhjeve flasin për rritje të masave.

“ Klinika Emergjente është e mbipopulluar me pacientë. Deri para 3 jave nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet kurse tash pas zgjedhjeve po flasim për rritje masash. Ka një stërmbushje me pacientë në spitalet tona”, ka thënë Lenjani.