Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi me armë zjarri në Prishtinë të dielën, ku tre prej tyre janë në gjendë të rëndë shëndetësore, ka konfirmuar për Kohën drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
Ai njoftoi shkurtimisht se të plagosurit aktualisht janë duke u trajtuar.
“Janë pesë të plagosur, po trajtohen. Tre prej tyre në gjendje të rëndë”, ka thënë Syla.
Ballkani.info ka provuar ta konfirmojë rastin, por Policia e Kosovës nuk është përgjigjur deri në momentin e raportimit.







