Klinë: Shtien me revole në ajër gjatë ahengut familjar

Mbrëmë në Klinë është arrestuar një person për shkak se kishte shtënë me revole dy herë në ajër gjatë një ahengu familjar.

Policia bën të ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe katër fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.