Klinë, garë e ngushtë në mes tri partive politike, nga 93 për qind e votave, LDK prin

Komuna e Klinës, nga numërimi i deritanishëm i votave ka një rezultat shumë të ngushtë në mes tri partive politike.

Nga 93 për qind e votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), LDK ka marrë 4222 (27,17 për qind), e përcjellur nga koalicioni AAK – PSD me 4157 vota (26,76 për qind), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 4131 vota të marrë (26,59 për qind), Lëvizja Vetëvendosje me 1477 vota të marra (9,51 për qind), dhe Nisma – AKR – PD me 770 vota (4,96 për qind) dhe partitë tjera kanë arritur t’i marrin vetëm 783 vota (5,04 për qind).