Klinaku: ZPS-ja në Hagë është degë e Prokurorisë së Serbisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar është bërë qendër e akuzave nga Organizata e Veteranëve të Luftës, pas kundërthënieve të lëshuara në nisjen e gjykimit sot.

Në një postim në Facebook, sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, ka thënë se ZPS, sipas tij, është degë e Prokurorisë së Serbisë.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur faktin se si Specialja e ka trajtuar si “person” civil rektorin e dhunshëm serb, Radivoje Papoviq.

Postimi i plotë i Klinakut:

ZPS në Hagë është degë e Prokurorisë së Serbisë. ’Gjynah’ që nuk është vrarë ish rektori i dhunshëm i pushtuesit Radivoje Papoviq dhe shumë keq që kjo ZPS nuk po e shpallë atë tipin hero.