Faton Klinaku

Klinaku tregon “hatërmbetjen” që e ka ndaj Kurtit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, thotë se së bashku me Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve do të festojnë Ditën e Pavarësisë, por nuk do t’i bashkohen agjendëa shtetërore.

“Sa i përket organizimit që e bënë qeveria, ne nuk kemi pranu të jemi në Këshillin Organizues të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës përshkak se po bëhen një vit prej kur ja kemi uruar detyrën Kurtit , dhe na ka premtuar që do të na takojë çdo muaj sepse ne takimin e përurimit të detyrës i kemi bisedu disa çështje që na preokupojnë neve organizatave të dala nga lufta siç është Gjykata Speciale, por edhe disa çështje që i preokupojnë veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve siç janë beneficionet që ju takojnë me ligj”, deklaroi Klinaku për arbresh.info.

Sipas tij, do të duhej që kryeministri, Albin Kurti, t’i rregullojë çështjet me ministri të ndryshme për shkak të mos realizimit të këtyre të drejtave.

“Sepse diku-diku nëpër ministri këto të drejta janë duke ju shkelur gjithnjë, në kundërshtim me ligjin dhe përshkak që nuk na ka taku që një vit, dhe nuk kemi arsye të marrim pjesë”, deklaroi Klinaku.