Klinaku për dëgjimin e dëshmitares së parë: Seancën e kalojnë në private, sepse fshehja e fytyrës dhe zërit u duket “pak”

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, pas fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë në Hagë, ka reaguar duke thënë se fshehja e fytyrës dhe zërit nuk u është dukur e mjaftueshme.

Klinaku përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ e ka vlerësuar si jo të drejtë kalimin e seancës publike në private.

“Pak po ju duket që i fshehët fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, ka shkruar Klinaku.

Dëgjimi i dëshmitarit të parë ka nisur në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe gjatë seancës është bërë e ditur se dëgjimi do të zgjas katër ditë.