Klinaku: Në dosje ka qenë para-aktakuza për Veselin dhe shumicën e strukturës udhëheqëse të UÇK-së

Sekretari i OVL- UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se në dosjet që atyre u janë dorëzuar kanë pasur para aktakuzën edhe për Kadri Veselin. Ai ka thënë se në këto dosje që sipas tij, janë dërguar nga Serbia janë e gjithë struktura udhëheqëse e UÇK-së.

Të martën dhe të mërkurën janë Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzat ndaj tre për pjesëtarëve të UÇK-së, Jakup Krasniqt, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.

Por, Klinakut thotë se kësaj Gjykate i ka skaduar mandati dhe se të gjitha veprimet e saj janë të papranueshme.

“Çdo pjesëtarë i UÇK-së mund të ftohet nga kjo gjykatë edhe pse ne dosjet që ne kemi pasur më herët që na i kanë sjellë personat e panjohur dhe në kuadër të atyre dosjeve është edhe Kadri Vesleli. Presim edhe të tjerë. Ne konsiderojmë se kësaj gjykate i ka skaduar mandati dhe çdo veprim që është duke e bërë është i kundërligjshëm dhe kundër kushtetues. Në dosjet qe i kemi pasur ne ka paraaktaukzë për shumicën e strukturave komanduese të UÇK-së”, ka thënë Klinaku.

Ai ka thënë se janë në bisedime me deputet e Kuvendit të Kosovës, për ta dërguar

“Kemi përkrahje nga disa deputetë dhe jemi duke biseduar edhe më të tjerë dhe deputetët do ta dërgojnë për interpretim në Kushtetuese”.

Ndryshe ai bastisjen në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, e ka quajtur spektakël.

Ai ka folur edhe për komunikimet me Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj që aktualisht janë në Hagë. Sipas tij atë pritet të dalin para gjykatës ketë javë./ EO