Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë thirrje që të mos provokohet Policia e Kosovës.

Për disa herë radhazi, ai tha se nuk kanë asgjë në drejtim të zyrtarëve policorë.

Klinaku deklaroi se janë duke u provokuar nga dritaret e objektit të Kuvendit të Kosovës.

“Janë duke provokuar me gishta. Nga dritaret po provokojnë vazhdimisht. Pushteti dëshiron të provokojë situatën. I bëjmë thirrje të ndalojnë komprometimet të votojnë ligjin që kanë shkelur”, tha Klinaku, raporton lajmi.net.

Ai deklaroi se këta deputetë që kanë votuar projektligjin për pagën minimale kanë shkelur Kushtetutën.

“I bëjmë thirrje policisë që s’kemi asgjë me ta”, shtoi ai.

Nga OVL-UÇK kanë theksuar se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesës së tyre.