Specialja
Klinaku e quan “spektakël” ndalimin e Fazliut, e akuzon ZPS-së për krim
Sot Fahri Fazliu, nipi i heroit Fahri Fazliu, është ndaluar nga Prokuroria e Specializuar e Gjykatës Speciale, më pas ai është liruar ka raportuar Ballkani.info.
Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar Faton Klinaku, sekretar i OVL-së së UÇK-së.
Sipas Klinakut, ky ndalim është një spektakël. Tutje, Klinaku e ka akuzuar rëndë ZPS-në.
“Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar” – ka shkruar Klinaku.