Klinaku: Akuzat e Gucatit dhe Haradinajt nuk janë konfirmuar

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, përmes një shkrimi në facebook, ka njoftuar se ka biseduar me nënkryetarin e organizatës, Nasim Haradinajn, dhe ky i fundit e ka njoftuar se aktakuzat ndaj Haradinajt dhe Gucatit, nuk janë konfirmuar.

Klinaku ka sqaruar se as avokatët e tyre e as vet Gucati e Haradinaj nuk janë të njoftuar për ngritje të aktakuzës.

“Sapo u informova nga nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, se aktatuza ndaj tij dhe Hysni Gucatit nuk është e konfirmuar dhe për ngritje të aktakuzës nuk kanë njohuri as ata dhe as avokatët e tyre”, ka shkruar Klinaku.