Klinaku: Ajo që e tha presidentja sot për Thaçin e Specialen është absurde

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se “nuk harrojmë kush insistoi më së shumti që të themelohet Gjykata Speciale”.

Klinaku në një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se deklarata e presidentes Osmani është absurde.

“Po harron ajo se në vend se ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese për interpretim skadimin e mandatit të asaj pseudogjykate, ajo shpejt e shpejt e kishte dërguar në Hagë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Klinakut, pa ndërhyrje:

Kur e them unë për Hashim Thaçin dhe Gjykatën Speciale atë që e tha presidentja sot, është e arsyeshme, por kur e thotë presidentja është absurde.

Po harron ajo se në vend se ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese për interpretim skadimin e mandatit të asaj pseudogjykate, ajo shpejt e shpejt e kishte dërguar në Hagë.

Shokët në Hagë, me avokatët e tyre, luftën kryesore po e bëjnë që ta luftojnë termin absurd “NDERMARRJE E PERBASHKET KRIMINALE”, dhe është turp për shtetin e Kosovës që e toleron këtë.