Sa komike, po aq e neveritshme ishte porosia e këtij burri.
Në copë pule në formë penisi e la një klient të McDonald të tmerruar. Ai u desh ta copëtonte njëherë për t’u siguruar se çfarë po hante para se të fuste një kafshatë në gojë, shkruan lajmi.net.
Rich Greene, 47 vjeç, nuk ishte i sigurt se a ishte vetëm një rastësi qesharake, apo copëza e pulës ishte me të vërtetë penis.
Babai i dy fëmijëve menjëherë filloi të bënte shaka se kishte frikë për mirëqenien e ndonjërit nga punëtorët e kompanisë.
Edhe pse në shikim të parë, ai mbeti pa fjalë, ai nuk rezistoi dot pa i bërë një fotografi. Ai tha se u ndje çuditshëm rreth ngrënies së pulës, por pasi i hoqi shtresën e parë, u sigurua që ishte pulë dhe kishte shije normale.
Ai u shpreh se kjo ishte shumë komike, mirëpo njëkohësisht e neveritshme.
McDonald u kontaktua për të dhënë koment, mirëpo ata nuk kanë reaguar akoma rreth ndodhisë.
