Klea Huta rrëfen me sinqeritet periudhën e errët të shtatzënisë

Klea Huta ka folur sot për herë të parë për mëmësinë, e ftuar në programin “Rudina”. Pasi festoi 1-vjetorin e ardhjes në jetë të Kridit dhe na njohu me portretin e të voglit, moderatorja ka vendosur të japë ca mesazhe me eksperiencën e saj, jo dhe aq të lehtë. Nëse disa nëna, lajmi i shtatzënisë i çon në qiellin e shtatë, për ca të tjera (përfshirë edhe Klean) mund të përjetohet me depresion.

Këtë detaj e ka rrëfyer vetë ajo.

“Të jem e sinqertë tre muajt e para të shtatzënisë kam kaluar një depresion shumë të thellë. Kridi ka ardhur me dëshirë e të dy ne, por mbase nga ndryshimi i hormoneve të trupit, trupi po pësonte një ndryshim shumë të madh, po krijonte hapësirë për një qënie tjetër, domethënë një realitet tjetër që unë nuk kisha kurrë përballë.

Edhe pse e doja dhe ishe me dëshirë ardhja e Krid, prapë ndodhi kjo pjesa e depresionit që nuk e shpjegoj dot sot e kësaj dite. Unë hoqa dorë nga shumë gjëra, mendoja këtë pjesën që më iku karriera, nuk do kem kohë për asnjë gjë, domethënë të gjitha gjërat e errta më vinin në kokën time në atë periudhë, nuk doja të shikoja asnjë, nuk doja të rrija me askënd, çdo gjë më dukeshe sikur nuk jam gati, thoja çfarë bëra?

Mendime që kur i mendoj sot edhe i them për të gjitha nënat që u ndodh kjo gjë, që nuk jeni vetëm, edhe mua më ka ndodhur kjo gjë, më ka shkuar mendimi shumë thellë që nuk po i them dot të gjitha, por e kalova me ndihmën e të afërmve të mi. Po u them kërkoni ndihmë, edhe ndihmën e psikologut, nuk është fare turp.

Në momentin që ti e ndjen që nuk po e ndihmon veten, duhet patjetër që të tjerë rreth vetes të të ndihmojnë”,- është shprehur Klea Huta.

“Nuk jeni vetëm”! Kjo është fraza që Klea theksoi me eksperiencën e saj, e me siguri do ndihmojë shumë nëna./revistawho.com