KK Prishtinë: Nuk votohet kërkesa e VV-së, ndërpritet seanca

Është ndërprerë seanca e kuvendit komunal të Prishtinës në mungesë të kuorumit, pasi asamblistët e PSD-së AKR-së dhe AAK-së lëshuan sallën, meqë refuzuan që të hidhet në votim kërkesa e asamblistëve të Vetëvendosjes për shkarkimin e dy anëtarëve të komisionit të aksionarëve të ndërmarrjes publike banesore, të emëruar në gusht të këtij viti me shumicë votash të asamblistëve të kuvendit.