Kjo video tregon se si Covid-19 mund të përhapet përmes të folurës

Videoja tregon sesi e folura mund të përhapë Covid – me parukierë të infektuar, mjekë dhe dentistë të gjithë në gjendje të transmetojnë virusin ndërsa mbështeten mbi pacientët dhe klientët.

Parukierët, estetistët dhe profesionistët mjekësorë të cilët janë të infektuar me Covid-19 mund të përhapin virusin te pacientët dhe klientët e tyre vetëm duke folur, sipas një studim.

Pamjet filmike tregojnë se si grimcat e dala nga goja e një personi ndërsa flet mund të vërtiten dhe të përhapen në afërsinë e njerëzve të tjerë, edhe kur mbahet maskë.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar nxjerrja e shpejtë të pikave dhe aerosoleve, të tilla si nga teshtitja ose kollitja, rrit në mënyrë dramatike rrezikun e përhapjes së virusit.

Por studimi i ri mbështet teorinë se të folurit siguron forcë të mjaftueshme që grimcat e nxjerra të jenë një rrezik infeksioni.

Studiuesit japonezë nga Universiteti Aoyama Gakuin në Tokio përdorën tym dhe dritë lazer për të ndjekur frymëmarrjen që del nga goja.

Ata rikrijuan skenarë kur një person mbështetet mbi një person tjetër, ngjashëm si kur lan flokët ose kryen një ekzaminim dentar.

Një vullnetar u përkul mbi një person tjetër dhe nxori frymën pasi thithi nga një cigare elektronike e adaptuar e cila prodhonte tym artificial të përbërë nga pika me diametër rreth një të dhjetës së mikrometrit, e ngjashme me madhësinë e një grimce virusi.

Kimikatet në përzierjen e tymit, një përzierje e glicerinës dhe propilen glikolit, krijojnë një re e cila duket teksa shpërndahet kur ndriçohet me një lazer.

Kjo lejon vizualizimin e modeleve të rrjedhës së ajrit. Në studimin e botuar sot në Physics of Fluids, pjesëmarrësi mbante një maskë dhe pa maskë.

Ata u udhëzuan që të thonin vazhdimisht një përshëndetje tipike japoneze në një mjedis biznesi pasi thithnin avujt.

Studimi u zhvillua në një sallon flokësh në Kolegjin e Estetikës Yamano në Tokio dhe qëndrimet e studiuara u zgjodhën posaçërisht për të simuluar rolet e shërbimit të klientit.