Video

Kjo video ka grumbulluar miliona shikime, shihni se si macja përshëndet pronarin e saj kur shkon në punë

Një video e një maceje që përshëndet pronarin e saj është bërë virale në TikTok.

Macja po qëndronte mbi komodinë dhe një burrë i cili po shkonte për në punë vendosi ta xhironte si dhe ta përshëndeste me dorë, si për çudi edhe macja ia ktheu përshëndetjen në të njëjtën mënyrë, transmeton Telegrafi.

@winverwaves #catsoftiktok #ragdollcat ♬ original sound – Winver The Waving Kitty

Me t’u publikuar në TikTok, videoja ka grumbulluar mbi 40 milionë shikime.

Siç shihet në këtë video, macja jo vetëm që tundi putrën e saj vetëm një herë për ta përshëndetur pronarin e tij, por kjo ndodhi disa herë madje.