Priscila Beatrice është vetëm një palë lente jeshile larg të qenit Rihanna, mirëpo kur i vendos, vështirë të bësh dallimin. Ndoshta ju do ta kuptonit, por jo njerëzit që e hasën rrugëve të Brazilit dhe bënë foto të entuziazmuar nga fakti që patën fatin në jetë të takojnë Rihanna-n.

Priscila u maskua si shtatzënë – që të duket 100% si Rihanna tani – punësoi disa truprojë dhe doli rrugëve të Brazilit.

Meriton një çmim Oscar për aktrimin më të mirë. Shihni turmën e njerëzve që presin të bëjnë foto: