Kjo pritet që të jetë risia e Tunës

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna, pritet të kthehet në skenën tonë dhe për këtë ajo ka zgjedhur disa bashkëpunëtorë të vjetër.

Tuna do të kthehet këtë vit.

Këngëtarja, ka paralajmëruar se do të kthehet gjatë muajit mars, pak më ndryshe për ditët e sotme, pra në stilin e modës së vjetër. Ajo do të sjell një album.

Sipas burimeve të Gazetës Express, këngëtarja pritet që të sjell albumin e saj më të ri të cilin ajo e ka quajtur me titull “Fortuna”.
Kështu, Tuna rikthehet tek albumet edhe pse ata nuk janë më në modë sikurse ishin viteve të kaluara.

Po ashtu në këtë album, Tuna ka zgjedhur bashkëpunëtorët e saj të vjetër Aida Barakun dhe Armend Rexhepagiqin si dhe kompozitorin maqedonas, Darko Dimitrov.

Tunë më parë kishte punuar me këtë treshe ku kujtohen disa hite si “Dyshemeja”, etj.

Ky album i Tunës pos që do të jetë në një kopje fizike pritet që të lansohet edhe në platformat e tjera digjitale si Spotify, etj.