Vetura

Kjo pjesë e veturës mund të ua shpëtojë jetën në rast aksidenti

Shumë njerëz nuk e kanë ditur që mbështetësja e kokës së veturës mund të u shpëtojë jetën, në rast aksidenti. Nëse jeni fundosur me veturë në ujë ose ju ka mbyllur vetura në aksident, atëherë me anë të mbështetëses ju mund ta thyeni xhamin e saj.

Në shumë aksidente që ndodhin kur vetura fundosen në ujë, mbyllen dyert nga presioni dhe nuk mund të hapen fare.

Si pasojë e mbylljes së dyerve shpesh ka pasur edhe ngulfatje të njerëzve dhe nuk kanë mundur të i shpëtojnë lehtë këtyre aksidenteve.

Mirëpo ekspertët e veturave së fundi kanë treguar se si mund të shpëtohet jeta e njerëzve në rast se vetura fundoset në ujë.

Mbështetësja e kokës e cila është e vendosur në karrige, atëherë duke e larguar atë nga atë me anë të shkopave të hekurit që ajo i ka, ju mund ta thyeni xhamin dhe të dilni lirshëm nga vetura.

Kjo sipas ekspertëve ka funksionuar në shumë rast dhe sa herë që ju mbyllen dyert e veturave kjo është mundësia më e mirë që të thyhet xhami i veturës dhe ju të shpëtoni jetët tuaja