Në një analizë që ka bërë Metro, ku janë përmbledhur të dhëna na Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Instituti Demokratik i Kosovës (IKD), ka dalë se Lëvizja Vetëvendosje ka moshën më të re në Kuvendin e Kosovës, ku saktësish mosha është 38.8 vjeç. Partia me moshën më të vjetër të deputetëve është AAK me 48.5.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26.270% të votave apo 29 ulëse në Kuvendin e Kosovës, LDK ka fituar 24.548% apo 28 ulëse, PDK 21.234% apo 24 ulëse, AAK-PSD 11.515% apo 13 ulëse, Nisma 5.002% apo 6 ulëse.
Bazuar në këto të dhëna si dhe tek emrat e deputetëve që janë momentalisht në Kuvendin e Kosovës, Metro ka mbledhur të dhëna për të parë se cila është mosha mesatare e këtyre pesë partive shqiptare.
Sipas kësaj analize, partia me moshën më të re të deputetëve është Lëvizja Vetëvendosje. Mosha mesatare e deputetëve nga kjo parti është 38.8 vjeç.
Ndërsa, partia me moshën më të vjetër të deputetëve në legjislaturën e shtatë, është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me moshë mesatare 48.8 vjeç.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka moshën mesatare të deputetëve prej 44 vjeç. Partia Demokratike e Kosovës e ka moshën mesatare të deputetëve në Kuvend 45.1 vjeç. Kurse koalicioni NISMA-AKR që kanë gjashtë deputetë, moshën mesatare e kanë 45.5 vjeç.
Sipas rezultateve të shpallura të zgjedhjeve, mosha mesatare e deputetëve të Legjislaturës së VII është rreth 44 vjeç.
Deputeti më i vjetër në moshë në Kuvendin e Kosovës është Jahja Koka i cili ka 71 vjet dhe vjen nga VV, ndërsa deputetja më e re në moshë është Fjolla Ujkani e cila gjithashtu vjen nga VV dhe ka 22 vjet.
Më poshtë keni analizën e punuar nga Metro në një tabelë, ku aty janë të përfshirë numri i deputetëve dhe mosha mesatare e këtyre partive. Të dhënat janë të marra nga KQZ dhe IKD








