Prishtinë

Kjo lagje e Prishtinës sot nuk do të ketë as ujë e as rrymë

Lagja “Sofalia” në Prishtinë gjatë ditës së sotme do të mbetet pa rrymë, për shkak të punimeve në rrjet.

E KRU Prishtina ka njoftuar se për këtë arsye kjo lagje mund të ketë edhe ndërprerje të ujit të pijes.

Ky është njoftimi i plotë i KRU Prishtina:

Të nderuar konsumatorë të lagjes “Sofalia” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e nesërme, 23 dhjetor 2020, e mërkurë do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.