Kjo lagje e Prishtinës do të mbetet sot pa rrymë

Lagjja Pejton në kryeqytet do të mbetet sot pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në 21:00.

Sipas njoftimit nga KEDS-i kjo do të bëhet për shkak të zëvendësimit të një transformatori të vjetër me një të ri.

KEDS-i thotë se punime në interval të njëjtë po bëhen edhe në një pjesë të Bregut të Diellit.

“Aty është trafo e vjetër e cila nuk po i plotëson më kërkesat e konsumatorëve prandaj po zëvendësohet me këtë më të madhe. Gjatë procesit të zëvendësimit të trafove dhe stabilimenteve përkatëse është e pamundur të punohet nën tension, prandaj është bërë ndalja e planifikuar nga ora 9:00 dhe do të zgjasë deri në ora 21:00, kur do të përfundojnë punimet”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se në tërë Prishtinën po futet rrjeti i Tensionit të Mesëm nën tokë, duke u eliminuar shtyllat elektrike.

“Po dyfishohen kapacitetet e rrjetit, po ndërrohen komplet kabllot nëntokësore me të reja dhe po ndërtohen linja alternative rezervë të furnizimit në rast të të papriturave”, thuhet tutje në njoftim.