Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në gjithsej 8541 persona, ndërsa kanë përfunduar me fatalitet 26 persona.
Shumica e komunave në Kosovë janë prekur nga koronavirus, por jo edhe ajo e Junikut, e cila ka mbet ndër të pakta komuna pa u prekur nga koronavirusi.
Situata në Junik është menaxhuar mirë nga komuna dhe se në këtë komune kanë respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.
Edhe nga Juniku ka pasur persona që kanë ardhur nga vende të ndryshme, por që janë vetizoluar.
Ndërsa vlen të theksohet se në Kosovë që nga data 08 shkurt deri më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 8.541 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 855 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes.







