Kjo komunë e Kosovës do të dekorohet për fundvit për herë të parë pas 12 vitesh

Pas 12 vjetësh, komuna e Hanit të Elezit do të dekorohet për festat e fundvitit. Kështu ka bërë të ditur kryetari i ri i kësaj komune, Mehmet Ballazhi.

Në intervistën për “Sytë 7” në Klan Kosova, Ballazhi tha dëshiron t’i thejë disa tabu që në Han të Elezit janë që disa vite.

“Tani pas 12 vjetësh në Han të Elezit, ka një frymë më liberale sepse vet veprimet e mia për qytetarët janë më liberale. Dua t’i thej disa tabu që në Han të Elezit janë që disa vite. Një prej tyre dekorimi i qytetit për festat e fundvitit. Pastaj formimi i kabinetit qeveritar në një përqindje 50-50 me femra dhe meshkuj, me moshë të re”.

“Për herë të parë edhe këtu shihet më shumë shpresa e të rinjve se këtu po ndryshon shumëçka”, tha Ballazhi.