Kjo këngëtare, banorja më e re në shtëpinë më të komentuar të momentit

Hyrjet e reja në “Big Brother VIP” duket se nuk kanë në plan të përfundojnë. Mbrëmjen e sotme, një tjetër banore do t’u bashkohet personazheve të “Big Brother VIP”.

Burime për Anabel bëjnë me dije se këngëtarja Big Mama do të jetë banorja më e re në shtëpinë më të komentuar të momentit.

Big Mama njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, humorin dhe energjinë që e karakterizon në çdo dalje televizive. Kemi përshtypjen se do të kemi një Beniada të dytë, thjesht pak më ekspresive, por siç thuhet në të tilla raste, mbetet për t’u parë.