Kjo ishte shoqja më e mirë e Mbretëreshës Elizabeth, ajo i besoi plotësisht

Dy artistë që redaktuan portretet e Mbretëreshës Elizabeth folën ekskluzivisht për Hello! për marrëdhënien e ngushtë që kishin me rrobaqepësen personale të Mbretëreshës, Angela Kelly, e cila punoi për monarken për më shumë se dy dekada.

Artistët Rob Munday dhe Frances Segelman me rastin e ekspozitës së tyre kushtuar Mbretëreshës Elizabeth me titull “Majesty: A Tribute to the Queen” ndajnë histori të panjohura për miqësinë e dy grave.

Angela Kelly ishte shoqja më e mirë e monarkes së ndjerë

“Lidhja mes Angela Kelly-t dhe Mbretëreshës ishte e pabesueshme. Mbretëresha i besoi Angelës plotësisht në gjithçka që ajo bënte”, tha Rob Munday. Ai shtoi: “Angela ishte një zonjë e bukur, me këmbë në tokë me atë theks të fortë të Liverpool-it që sigurisht nuk do të prisnit ta dëgjonit në Buckingham Palace”.

Madje dy shoqet kishin një sens të lartë humori. “Nuk ishte një shaka specifike që po bënin, ata thjesht gjetën një mënyrë për ta bërë njëri-tjetrin për të qeshur ”, shpjegon ai.

Frances Segelman gjithashtu kaloi kohë me Mbretëreshën Elizabeth dhe shoqen e saj, duke folur për një “marrëdhënie të pabesueshme”. Frances kujton: “ E takova Angelën dhe ajo ishte aty për të më ndihmuar, për të më thënë se cilën diademë të kap në punën time apo cilën bizhuteri. Pastaj ajo ishte me ne në çdo takim me Mbretëreshën dhe fliste me të. Mbretëresha ndihej shumë rehat me të.’ Edhe ajo përfundoi duke thënë: “Kur ata po flisnin dëgjoje dy miq shumë të mirë duke biseduar. Angela ishte shoqja më e ngushtë dhe e besuar e Mbretëreshës”./abcnews.al