Kjo hartë tregon saktësisht përse ju dhemb barku – dhe sa është e rrezikshme situata

Çdokujt me siguri pak ju ka ndodhur të keni problem me dhembjet e barkut, ndërsa kjo mund të jetë pasojë e problemeve të ndryshme si të atyre të parrezikshme ashtu edhe të atyre të cilat ndoshta tregojnë që jeta ju është rrezikuar

Mjekët tregojnë se cili mund të jetë shkaku i dhembjeve në varësi nga pjesa e stomakut ku ndieni dhembjen.

Pjesa e djathtë e sipërme e barkut

Në këtë pjesë gjenden fshikëza e tëmthit dhe mëlçia, andaj dhembja në këtë pjesë të stomakut zakonisht ka të bëjë me këto organe.

Nëse ndieni dhembje të fuqishme dhe të papritur e cila përhapet deri te supi juaj i djathtë pas ushqimit të yndyrshëm, atëherë ndoshta problem juaji është guri në fshikëzën e tëmthit.

Dhembja në shpinë, e cila është therëse dhe zgjat disa orë mund të jetë simptomë e inflamacionit të fshikëzës së tëmthit, ndërkaq dhembja e topitur dhe e fuqishme e cila shfaqet herë pas here mund të tregojë që vuani nga hepatiti.

Pjesa qendrore e sipërme e barkut

Në këtë pjesë gjendet duodenumi (zorra 12 gishtore), fillimi i zorrëve dhe pjesa më e madhe e pankreasit, andaj dhembja, e cila përhapet edhe në shpinë, mund të jetë simptomë e pankreatitit.

Ndjenja e djegësirës mund të shfaqet për shkak të thartirës së shtuar apo disepsisë.

Pjesa e sipërme e majtë e barkut

Pjesa më e madhe e lukthit është e përqendruar në këtë pjesë, andaj nëse ndieni dhembje të fuqishme dhe të papërballueshme, të shoqëruar me krupë, me siguri keni gastrit apo inflamacion të lukthit.

Pjesa e djathtë dhe e majtë e barkut

Në këtë pjesë gjenden veshkat, andaj dhembja në këtë pjesë të stomakut mund të tregojë inflamacion të veshkave. Dhembja e cila shfaqet në valë mund të tregojë në ekzistimin e gurëve në veshka.

Pjesa qendrore e barkut

Çfarëdo ndjenje e pakëndshme mund të tregojë në problemin me zorrën e hollë dhe zorrën e trashë.

Ngërçet dhe dhembja tregojnë në inflamacionin, por nëse është e shoqëruar me vjellje dhe krupë dhe bashkë me gazra, atëherë fjala është për obstruksionin e zorrës së hollë.

Pjesa e poshtme e djathtë e barkut

Në këtë pjesë gjendet zorra qorre problematike, organ i vogël i cili depoziton bakteret e dobishme, përmirëson tretjen dhe përkrah sistemin e imunitetit.

Dhembje e mprehtë, humbje e apetitit, krupë, vjellje dhe temperatura, janë simptoma të inflamacionit të zorrës qorre, e cila kërkon intervenim të shpejtë kirurgjikal për të penguar pëlcitjen e zorrës qorre dhe vdekjen e mundshme të pacientit për shkak të helmimit të gjakut.

Pjesa e poshtme qendrore e barkut

Në këtë pjesë gjenden fshikëza dhe organet gjenitale. Dhembja në stomak, djegia me rastin e urinimit dhe ndryshimi i ngjyrës së urinës mund të tregojnë që keni infeksion të fshikëzës.

Dhembja e papritur në pelvis mund të tregojë në probleme të caktuara me organet riprodhuese.

Pjesa e poshtme e majtë e barkut

Pjesa më e madhe e zorrës së trashë gjendet aty, andaj nëse keni ndonjë problem me këtë organ do të ndieni dhembje në këtë pjesë të barkut.

Dhembja e shoqëruar me ngërçe, fryrje, gazra, diarre apo kapsllëk mund të tregojë irritimin e zorrëve. Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, apo ato tashmë një kohë shfaqen, patjetër shkoni te mjeku juaj.

Mos provoni që vetes t’ia caktoni diagnozën dhe terapinë.