Kjo grua thotë se ka dashnor një fantazmë – dhe se do të martohen

Një grua që është në lidhje me një fantazmë thotë se ai i ka propozuar asaj dhe se dëshiron të ketë fëmijë me të.

Amethyst Realm, që punon si një udhëzuese shpirtërore, thotë se u dashurua në partnerin e saj fantazmë pasi e ‘takoi’ atë gjatë një udhëtimi në Australi.

Shpirti australian nuk ishte dashuria e parë e Amethyst, por kjo ishte diçka speciale, transmeton Gazeta Express.

Duke shpjeguar se si u takuan, ajo tha:

Nuk isha joshur nga një fantazmë për një kohë dhe pasi isha larg me punë, të filloja një marrëdhënie të re ishte gjëja e fundit që e mendoja. Pastaj një ditë, ndërsa po ecja nëpër shkurre, duke shijuar natyrën, papritmas ndjeva këtë energji të pabesueshme. Një dashnor i ri kishte ardhur.

Duket se marrëdhëniet me fantazma vijnë shumë më lehtë sesa me njerëz që në fakt jetojnë. Storja e Amethyst mund të dëshmojë se fantazmat ekzistojnë, ato mund të fluturojnë lirshëm sikur nëpër filma, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse shumicës prej nesh kjo mund të na duket tepër e çuditshme, Amethyst insiston se fantazma australiane është fati i saj, duke thënë:

Jam shumë e lumtur që e kam gjetur. Thellë në zemër e di se ai është i duhuri për mua.

Sipas The Sun, çifti janë aq të lidhur, sa që, në fakt fantazma i ka kërkuar asaj që të martohet me të. Ajo është “pajtuar” dhe çifti tani janë duke planifikuar martesën. Ndoshta Halloween do të ishte koha e duhur që ata të martoheshin, por, kush e di?