Kjo grua në marshin për Astrit Deharin, ka prekur të gjithë, s’mund t’i ndalë lotët

Në marshin e organizuar në përkujtim të aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, një grua nuk ka mundur t’i ndalë lotët.

Ajo është parë duke qarë me dënesë, teksa po dëgjonte fjalimet.

Përkrah saj, me lot në sy janë parë edhe gra të tjera.

Me mbishkrimet: “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, qindra qytetarë marshuan në sheshet e Prishtinës, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit.

Gjatë ditës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe te varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që siç thanë, ia morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.

loading…