Kjo foto nga fëmijëria e Ledrit vërtetoi se Poem Blu është një kopje e reperit

Tre ditë më parë, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha morën në duar bekimin e tyre të parë.

Sara solli në jetë vogëlushen që kaq shumë e kishin pritur, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu. Dyshja nuk na e kurseu në rrjete sociale portretin e të voglës, që u kthye menjëherë në bebushin më të komentuar në Shqipëri e Kosovë.

Poem Blu duket të ketë një domethënie të madhe për Ledrin dhe Sarën, të cilët pagëzuan frytin e dashurisë së tyre të madhe.

Siç të gjithë e dimë, poema është një tekst poetik me elemente lirike dhe epike, ndaj nga Ledri si reper, nuk prisnim sugjerim tjetër veç këtij emri kaq domethënës për të.

Gjithashtu, Poem ka kuptimin e një guri të çmuar, siç është e vogla për ta. Blu ka shpesh domethënien ‘dhuratë nga zoti’.

Poem Blu ishte kombinimi më i mirë i dy fjalëve domethënëse, për emrin e të voglës që sapo ka ardhur në jetë.

Ndonëse është shumë e vogël, duket se fansat e kanë gjetur që tani se me kë ngjan më shumë Poem. Ka qenë një foto e reperit kur ai ishte i vogël që ka nxjerrë në pah ngjashmërinë e tij me të bijën. Nuk dihet se sa vjeç ka qenë Ledri në këtë foto, por që e vogla s’i ka lënë gjë, kjo shihet qartazi.